TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2025, 08:12

Sekretari Amerikan i Shtetit: Trump nuk po bën shaka kur thotë se do të blejë Groenlandën!

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari Amerikan i Shtetit: Trump nuk po bën shaka kur thotë se do
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe presidenti Donald Trump

“Kur Donald Trump thotë se dëshiron të blejë Grenlandën, nuk është shaka”

Kështu ka deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio , në një kohë kur synimet e presidentit amerikan po shqetësojnë banorët e rajonit autonom, Danimarkën dhe Evropën në përgjithësi.

“Presidenti Trump e bëri të ditur se çfarë synonte të bënte, që është ta blinte atë”, tha Rubio në një emision radiofonik SiriusXM.

“Çështja nuk është të blesh tokë thjesht për hir të marrjes së tokës. “Kjo ka të bëjë me interesin tonë kombëtar dhe problemi duhet të zgjidhet”, tha ai, duke shtuar se nuk është një shaka.

Trump pretendon se Danimarka, një aleate e SHBA-së në NATO, përfundimisht do të dorëzohet për çështjen e Grenlandës, megjithëse Kopenhaga siguron se ky ishull i madh Arktik, i cili është i pasur me burime natyrore, nuk është në shitje.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të martën se kishte marrë "mbështetje të madhe" nga homologët e saj evropianë kundër ambicieve të Trump.

Rubio tha gjithashtu se është i shqetësuar se Kina, e cila synon Arktikun, mund të fitojë terren në Grenlandë.

“Është krejtësisht realiste të mendohet se kinezët përfundimisht, ndoshta edhe së shpejti, do të përpiqen t'i bëjnë Grenlandës atë që i bënë Kanalit të Panamasë dhe vendeve të tjera”, pohoi ai.

marco rubio  trump

Lini një Përgjigje