
Kur Trump u pyet se si ndihej që u rikthye në Zyrën Ovale, ai tha me një buzëqeshje të qëllimshme, sensuale, se ishte një nga përvojat “më të mira” të jetës së tij.
Njeriu lind i lirë, por ai është kudo në internet. Ndërsa brenda vetëm pak ditësh në presidencën e tij të dytë, Trump po nënshkruan njërit pas tjetrit shumë urdhra ekzekutivë, me një përzierje të turbullt transaksionesh dhe ndëshkimesh, duke fituar natyrën e çuditshme të një mausi kompjuterik njerëzor.
Klikoni mbi të, dhe nëse ai është njeriu juaj, atëherë ju kënaqni një impuls. Trump është një president pjesëmarrës për një kulturë pjesëmarrëse. Interneti e ka bërë Amerikën jashtëzakonisht të padurueshëm me realitetin. Dëshironi të rifilloni një marrëdhënie me një shok nga klasa e dytë, duke kapërcyer kufijtë e kohës dhe hapësirës dhe ndryshimeve të vdekshme?
Klikoni ne rrjet. Keni dëshirën për të blerë, kënaqur, luajtur bixhoz, për të gënjyer, për të mashtruar, për të pre, për të shkatërruar, që të gjitha pa e braktisur fare rehatinë e shtëpisë tuaj? Klikoni. Nëse dëshironi të vendoseni në syrin e kritikave nga elita liberale, duke iu referuar një sulmi të dhunshëm në Kapitol si një “ditë dashurie”, apo se dëshironi të lironi nga burgu njerëzit që sulmuan oficerët e policisë, atëherë klikoni mbi presidentin tuaj të ri.
Nëse dëshironi t’i kundërpërgjigjeni ekspertëve që ju detyruan të vendosni maskën dhe të vaksinoheshit gjatë pandemisë, atëherë klikoni mbi udhëheqësin tuaj, dhe ai, siç ka bërë edhe Trump, do t’i pengojë rojtarët e shëndetit të qeverisë federale që të komunikojnë me publikun.
Edhe pse gripi i shpendëve kërcënon të kalojë nga kafshët te njerëzit. Pasi shpërtheu skandali i Watergate, Nixon u bë gjithnjë e më paranojak, duke pirë shumë alkool dhe duke u shfaqur shumë i zemëruar në publik. Edhe Trump po sillet njëlloj pasi ka arritur kulmin e triumfit politik, pas revanshit më të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA-së.
Ai ende flet për besimin e tij të rremë se zgjedhjet e 2020-ës iu vodhën. Në konferencën e tij të parë për shtyp, vetëm disa orë pas inaugurimit të tij, e quajti llum Adam Schiff, senatorin demokrat nga Kalifornia dhe një nga kundërshtarët kryesorë të tij në komitetin hetimor për ngjarjet e 6 janarit 2021.
Ai ka shkarkuar nga stafi i sigurisë të gjithë ish-zyrtarët që e kanë mërzitur. Hakmarrja e nxitur nga zemërimi, të cilës shpesh njerëzit i drejtohen pasi kanë dështuar ose janë mundur, është diçka që Trump kënaqet si prerogativë e suksesit. Ju mund ta quani këtë sjellje “tejkalim në rënie”, një term i krijuar nga filozofi francez Jean Wahl për të nënkuptuar kërkimin e një kuptimi të lartësuar tek veprimet njerëzore më të ndyra.
Kur Trump u pyet se si ndihej që u rikthye në Zyrën Ovale, ai tha me një buzëqeshje të qëllimshme, sensuale, se ishte një nga përvojat “më të mira” të jetës së tij. Me sa duket e dyta, ose e treta, pas të ngrënit, orgazmës seksuale dhe fitimit të parave
Teksa shtëpitë luksoze të elitave liberale po shkrumbohen mbi shkëmbinjtë e Malibusë në Kaliforni, Trump po e rikthen Uashingtonin në gjendjen e tij origjinale, të përshkruar në mënyrë të paharrueshme nga Henry Adams në autobiografinë e tij si “ndërtesa me gurë të bardhë, të mbuluara me vija dhe e zhytur në baltë”.
Ajo që Trump ka sjellë në Uashington është një anti-Kamelot, një përmbysje e kështjellës mitike që gjoja u bë qyteti nën presidentin Keneddy. Atë që Kennedy frymëzoi me pamjen e yllit kinemaje, me kulturën e tij (thuhet se lexonte André Malraux kur vinte kravatën në mëngjes), elokuencën, inteligjencën dhe zgjuarsinë e tij, Trump e ka kthyer përmbys.
Sigurisht, Kameloti i Kennedyt ishte gjithmonë një pallat mjeran. Sepse pas idealizmit të figurës së tij Kenedit, 60 vjet dekonstruksion të mitit, kanë zbuluar një përshkallëzim të fshehtë të luftës në Vietnam, korrupsion, mashtrim të votuesve, shkrimtarë fantazmë, sjellje seksuale obsesive dhe pasurinë e Kennedyt të ndërtuar mbi vjedhjet dhe manipulimin e paligjshëm të tregut të aksioneve nga i ati Joseph Kennedy.
Pra jo një qytet i shndritshëm në një moçalishte. Në kujtesën e amerikanëve, Shtëpia e Bardhë e Kennedy shkëlqen ende, por përmes një arome të thelluar kalbjeje. Trump lindi në një kulturë që dekonspiron pa pushim idealet e saj. Ai tallet me vetë konceptin e idealizmit.
Në përqafimin e pasurisë dhe pushtetit, Trump po zbulon në frymën e demokracisë së papërpunuar, të vërtetën e shëmtuar të Amerikës. Premisa e pjesës së më të madhe të kulturës popullore amerikane, është se pas shkëlqimit të figurave publike fshihen paratë dhe korrupsioni, të cilët më pas poshtërohen ose mposhten. Mendoni pak për Getsbin dhe “pluhurin e pistë” që “lundronte në vazhdën e ëndrrave të tij”.
Por tani, ndërsa Musk dhe Trump janë në majën e pushtetit, multimilionerët e pamëshirshëm që ndërtuan muze, universitete dhe spitale, u kanë lënë vendin multimiliarderëve të pamëshirshëm që nuk ndërtojnë asgjë tjetër përveç fermave të serverëve të kriptominedhave Bitcoin.
Miti nganjëherë shumë i rëndësishëm i drejtësisë dhe ndershmërisë amerikane është shkatërruar. Kennedy e fali pianistin e madh të xhazit Hampton Haëes, i cili ishte burgosur për zotërim heroine. Ndërkohë në një nga aktet e tij të para presidenciale, Trump fali themeluesin e Silk Road, një treg fitimprurës kriminal që shiste lëndë narkotike të paligjshme, ndonjëherë edhe vdekjeprurëse.
Ajo që Amerika ka qenë gjithmonë, është tani lakuriq. MAGA - Rënia e të gjitha maskave. Pra, çfarë rëndësie ka nëse Trump e gjen sërish veten në telashe, duke kërcënuar me tarifa kundër Rusisë, me të cilën Shtetet e Bashkuara bëjnë pak tregti, ose duke u përpjekur të anulojnë ligjin mbi fitimin e shtetësisë që nga lindja, e cila për fat të mirë, ka pak shanse për t’u bërë ligj?
Ajo që motivon shumë nga mbështetësit e tij, është shndërrimi i ri i vlerave, në të cilin virtytet zëvendësohen nga mëkatet. Paraja është realiteti brutal, jo elitar që qëndron pas gënjeshtrave të idealeve liberale, thonë Trumpistët. Dhe miliarderi i deformuar emocionalisht, dhe moralisht apatik është heroi i kohës sonë./Përshtati "Pamfleti" nga “Newstatesman”
Lini një Përgjigje