
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha të enjten se përplasja e së mërkurës mbrëma në ajër midis një aeroplani pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak ndodhi për shkak të një gabimi gjatë stërvitjes.
Por Hegseth shtoi se ky nuk është një justifikim dhe se do t’i shkohet deri në fund hetimit të kësaj çështje.
“Helikopteri me tre pjesëtarë të shërbimit po merrte pjesë në një trajnim rutinë vjetor të fluturimeve të natës në një korridor standard për një mision të vazhdueshëm të qeverisë. Ushtria bën gjëra të rrezikshme. Ai bën gjëra rutinë në baza të rregullta. Tragjikisht, mbrëmë, u bë një gabim. Kishte një lloj ... një lloj çështjeje lartësie që ne kemi filluar menjëherë ta hetojmë në nivel DOD dhe Ushtri", tha ai.
Presidenti Donald Trump në një konferencë për mediat ditën e sotme, tha se nuk kishte të mbijetuar në përplasjen e një dite më parë në ajër mes një helikopteri ushtarak dhe një aeroplani pasagjerësh mbi lumin Potomac.
“Mjerisht, nuk ka të mbijetuar. Puna tani është zhvendosur në një mision rimëkëmbjeje”, tha Trump nga dhoma e konferencës në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
Ndërkohë që një gazetar i kërkoi Trump të sqarojë nëse pretendon se politikat e punësimit të diversitetit luajtën një rol në rrëzimin e natës së kaluar.
Në përgjigje, Trump tha se ka dyshimet e veta që kjo të jetë ndër faktorët teksa theksoi së në administratën e tij në rolin e kontrollorëve ajrorë do të jenë njerëzit më të zgjuar.
"Ka gjëra që duhet t'i kaloni nga fuqia e trurit dhe cilësia psikologjike. Ne duam njerëzit më të zgjuar, më të zgjuar, më të mprehtë, psikologjikisht superiorë", tha ai.
Ai shtoi se fajtor në këtë rast ishin Forcat e Armatosura, helikopteri i të cilëve ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
“Helikopteri ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar dhe ndodhi një tragjedi”, u shpreh Trump.
Lini një Përgjigje