TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Janar 2025, 12:45

Rëndohet bilanci i aksidentit ajror, shkon në 30 numri i viktimave në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i aksidentit ajror, shkon në 30 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i viktimave nga tragjedia në Uashington ku një avion i vogël pasagjerësh u rrëzua pasi u përplas me një helikopter ushtarak pranë Aeroportit Kombëtar Reagan në Washington, D.C., mbrëmjen e së mërkurës.

Burime nga operacioni i shpëtimit konfirmojnë se më shumë se 30 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomac. Ndërkohë, përpjekja për të shpëtuar vazhdon që prej mesnatës, pavarësisht kushteve të këqija të motit.

Më herët, zyrtarët konfirmuan se në bordin e fluturimit ishin 64 persona, ndërsa 3 të tjerë ishin ushtarë.

300 punonjës të emergjencës po punojnë për shpëtimin e viktimave dhe hetimin e aksidentit ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka konfirmuar se Ushtria dhe Pentagoni kanë nisur një hetim të menjëhershëm lidhur me aksidentin.

Lini një Përgjigje