TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Janar 2025, 11:34

Nuk ndalen studentët në Serbi, nisin marshimin në këmbë nga Beogradi për rrëzimin e Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ndalen studentët në Serbi, nisin marshimin në këmbë
Marshimi për në Beograd

Studentët serbë janë nisur këmbë nga Beogradi për në Novi Sad me sloganin “Një hap larg drejtësisë” ku kërkojnë rrëzimin e qeverisë së Vuçiç për korrupsion.

Ata do të ndalojnë në disa pika përpara se të arrijnë në Novi Sad.

Studentët do të përshkojnë 80 kilometra në marshin dyditor, raportoi Danas.

Një grup i dytë i studentëve do të nisen po ashtu nga Beogradi të premten, por me biçikleta.

Synimi është që të bllokojnë tri ura në Novi Sad më 1 shkurt, që shënon tre muaj nga shembja e strehës së një stacioni treni ku humbën jetën 15 persona.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se ministria do të sigurojë rrugën për ecjen e studentëve. Trafiku gjatë rrugës së tyre do të jetë i ndalur, policë, ambulanca e cisterna me ujë do të vendosen përpara dhe prapa kolonës së studentëve.

Protestat në Serbi kanë nisur që pas 1 nëntorit kur vdiqën 15 personat. Që atëherë protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet publikimin e dokumentacionit të plotë mbi rinovimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për aksidentin.

Ata gjithashtu kërkojnë ndjekjen penale të të gjithë sulmuesve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave pas aksidentit në Novi Sad.

 

serbi protesta

Lini një Përgjigje