
Tre pengje izraelite dhe 5 tajlandezë u liruan ditën e sotme nga Hamas në këmbim të 110 të burgosurve palestinezë në vijim të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit që ka filluar në 19 janar.
U lirua ushtarja izraelite Agam Berger e rrëmbyer në 7 tetor 2023 në bazën ushtarake Nahal Oz. Ajo u dërgua nga një aleat i ngushtë mes rrënojave të ndërtesave në Jabalia në Gazën veriore ku iu dorëzua kryqit të Kuq.
“Vajza jonë është e fortë, besnike dhe e guximshme”, thanë prindërit e saj teksa e përqafuan pas 482 ditësh robëri.
Mes një turme burrash të maskuar me uniformat të zeza e të armatosur u dorëzua 29-vjeçarja Arbel Yehoud përpara shtëpisë së bombarduar të liderit të vrarë, Sinuar në Khan Younis.
Një tjetër peng u lirua nga Hamas, Gadi Mozes 80 vjeç dhe 5 tajlandezë të rrëmbyer po ashtu në 7 tetor 2023. Ndërsa 110 palestinezë dolën nga burgjet izraelite, ku 30 prej tyre janë të mitur.
Tre civilë izraelitë dhe katër ushtarë, të gjithë gra, janë liruar deri më tani në Gaza dhe në këmbim, Izraeli liroi 290 të burgosur dhe të dënuar palestinezë. Izraeli ende liston 89 robër në Gaza.
Rreth 1200 njerëz u vranë dhe mbi 250 pengje u rrëmbyen në sulmin e Hamasit në Izrael, sulmi më i përgjakshëm ndaj hebrenjve që nga Holokausti. Përgjigja ushtarake e Izraelit ka vrarë më shumë se 47,000 palestinezë dhe ka shkatërruar një enklavë prej 2.3 milionë njerëzve.
Lini një Përgjigje