
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti kryeministren japoneze në një moment tensioni në rritje në Lindjen e Mesme, duke theksuar nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit.
Gjatë deklaratave, ai bëri të ditur se i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të ndalë sulmet ndaj objekteve energjetike të Iranit. “U thashë të mos e bëjnë më, nuk më pëlqen”, u shpreh Trump.
Presidenti amerikan e përshkroi konfliktin si të përkohshëm, duke deklaruar se “do të përfundojë shumë shpejt”, ndërsa shtoi: “Duhej të bëja këtë ndërhyrje të vogël dhe të bëja diçka që asnjë president tjetër nuk pati guximin ta bënte”.
Ai theksoi gjithashtu qëndrimin e tij ndaj Iranit, duke deklaruar: “Të gjitha vendet bien dakord me mua se Irani është kërcënim për gjithë botën. Ne kemi shkatërruar flotën e tyre detare, aviacionin dhe udhëheqjen e tyre”.
Trump foli edhe për zhvillimet në terren, duke thënë se SHBA ka kapacitet të godasë objektiva strategjikë iranianë: “Mund ta shkatërrojmë ishullin Kharg kur të duam”, duke shtuar se deri tani janë lënë të paprekura tubacionet e naftës.
Në fund, ai nënvizoi se nuk planifikon dislokim forcash amerikane jashtë vendit: “Nuk po dërgoj trupa askund, dhe nëse do ta bëja, nuk do t’jua thosha”.
Lini një Përgjigje