
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se nuk është i kënaqur me propozimin e fundit iranian, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse “do të arrijmë një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës. Deklarata e tij vjen pasi Teherani dërgoi propozime të reja për bisedime për t’i dhënë fund bllokimit nëpërmjet ndërmjetësuesit Pakistanez.
“Ata nuk po e miratojnë llojin e marrëveshjes që ne duhet të kemi dhe ne do ta bëjmë këtë gjë siç duhet”, tha Trump.
Ndërkohë, gjenerali Mark Kimmitt, ish-ndihmës sekretar i shtetit i SHBA-së, thotë se Trump ka të ngjarë të vazhdojë kërcënimin e tij ndaj Iranit se, nëse nuk është i gatshëm të bëjë një marrëveshje, atëherë SHBA-të do të kthehen te përdorimi i forcës ushtarake.
“Mendoj se Trump do t’u japë iranianëve pak kohë. Çështja kryesore që ai dëshiron të shohë nga iranianët është një datë e caktuar për të filluar negociatat”, tha Kimmitt për Al Jazeera.
Iranianët dërguan sot një propozim që Trump e hodhi poshtë, tha Kimmitt, duke sugjeruar se është e mençur të pritet derisa të vendosen në tryezë edhe disa propozime të tjera përpara se të arrihet në ndonjë lloj përfundimi.
“Nëse Irani vazhdon të thotë se nuk është i gatshëm të flasë për aftësinë e tij bërthamore, Trump përfundimisht do të thotë… le të kthehemi në luftë derisa ata të jenë seriozë”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje