
Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm të nisë procedimet ligjore kundër Google, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, në rast se ai rizgjedhet president.
Shpjegimi që ai dha është se kompania ‘gabimisht’ riprodhoi artikuj negativë për të, por jo për kundërshtaren e tij demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris.
Ankesa erdhi në një postim në Truth Social, ku Trump e konsideroi të paligjshme shfaqjen e lajmeve të këqija për të, ndërsa thotë se kundërshtaren e tij e favorizojnë.
“U zbulua se Google kishte përdorur në mënyrë të paligjshme një sistem që zbulon dhe shfaq vetëm lajme të këqija për Donald J. Trump, disa prej të cilave janë fabrikuar për këtë qëllim, ndërsa në të njëjtën kohë zbulon vetëm lajme të mira për Kamala Harris.
Ky është aktivitet ligjor dhe shpresoj që Departamenti i Drejtësisë t’i ndjekë penalisht për këtë ndërhyrje të hapur në zgjedhje. Nëse jo, dhe duke iu nënshtruar ligjeve të vendit tonë, unë do të kërkoj ndjekjen e tyre kur të fitoj zgjedhjet dhe të bëhem President i Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në postimin.
Google ka deklaruar se nuk manipulon rezultatet e kërkimit për të përfituar një palë të caktuar.
“Të dy faqet e internetit të fushatës shfaqen vazhdimisht në krye të kërkimit për pyetje të rëndësishme dhe të zakonshme të kërkimit”, tha kompania në një deklaratë.
Lini një Përgjigje