
Mediat italiane raportojnë se mbi 30 emigrantë kanë humbur jetën në zonën e Crotone në jug të vendit. Trupat e pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në plazh në zonën “Steccato”.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe karabinierët, së bashku Kryqin e Kuq.
Anije patrullimi të angazhuara nga Autoriteti Portual dhe Guardia di Finanza po vazdojnë kërkimet në det.
Mes viktimave është edhe një foshnjë disa muajshe. Mediat fqinje raportojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Varka e emigrantëve, e mbipopulluar, u nda në dysh për shkak të detit shumë të trazuar.
Vijon...
Lini një Përgjigje