Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel është shprehur se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të duhet të konsiderohet pasi lufta të përfundojë.
Në një intervistë me botimin ukrainas “Suspilne” , Pavel tha se kur bëhej fjalë për shqyrtimin e anëtarëve të rinj në aleancën e mbrojtjes, duheshin marrë parasysh vlerat e përbashkëta, interesat afatgjata dhe përputhshmëria teknike. Sipas tij nga kjo pikëpamje Ukraina i plotëson kriteret.
Ai shtoi se nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare nuk lejon që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, ndërkohë që është ende në konflikt, pasi aleanca do të bëhej palë në atë konflikt. Por shtoi se sapo të mbaronte lufta, ai do të "mbështeste" një vendim që ukrainasit të anëtarësoheshin në NATO
"Mund të imagjinohet se sa i gjerë do të jetë konflikti midis NATO-s dhe Rusisë atëherë, ka shumë të ngjarë, edhe me përdorimin e armëve bërthamore. Kështu që ne duhet të presim fundin e luftës dhe rivendosjen e sovranitetit të Ukrainës. Unë besoj se Ukraina meriton të konsiderohet si një anëtare e re e NATO-s për ruajtjen e standardeve, për mbrojtjen e vlerave që janë të rëndësishme për të gjithë ne. Dhe ushtria ukrainase do të jetë ndoshta më me përvojë nga të gjitha dhe do të ishte një avantazh i madh për vendet e NATO-s. Pra, ka çdo arsye pse ne duhet të konsiderojmë anëtarësimin e Ukrainës në NATO menjëherë pas luftës", tha ai.
Lini një Përgjigje