TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shkurt 2025, 07:47

Tjetër aksident ajor në SHBA/ Rrëzohet aeroplani mjekësor në Filadelfia, asnjë i mbijetuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër aksident ajor në SHBA/ Rrëzohet aeroplani mjekësor
Njerëz që vrapojnë pasi një avioni rrëzua në Filadelfia verilindore, 31 janar 2025.

Një avion me gjashtë persona në bord (4 anëtarë ekuipazhi dhe 2 pasagjerë - një pacient i pediatrsë dhe një stjuardesë) që kryente një transport ajror të pacientit u rrëzua pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia , Pensilvani, SHBA.

Shpërthimi shkaktoi zjarr, duke bërë që të paktën një shtëpi dhe disa makina të shpërthejnë në flakë.

Siç shihet në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, vendndodhja i ngjan një zone të bombarduar, ndërsa numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin.

Ky aksident ajror ka ndodhur në SHBA, vetëm pak ditë pas përplasjes së një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak mbi Uashington, ku humbën jetën 67 persona. 

Sipas Sekretarit të ri të Transportit, Sean Duffy, në avion ndodheshin të paktën gjashtë persona dhe, sipas policisë, ai ishte në një mision mjekësor. Kompania pronare e avionit ka deklaruar se ende nuk ka konfirmime për të mbijetuar, ndërsa autoritetet raportojnë për disa të plagosur në tokë.

Burime të tjera i thanë CBS News se mbetjet e avionit goditën disa automjete në zonë, një lagje e populluar me shumë shtëpi të bashkangjitura. Pas aksidentit, shumë rrugë u mbyllën.

filadelfia aksident ajor

Lini një Përgjigje