
Donald Trump paralajmëroi takimin e tij me Vladimir Putin, duke shtuar "unë mendoj se ne mund të bëjmë diçka të rëndësishme".
Megjithatë, presidenti amerikan nuk dha sqarime të mëtejshme, duke thënë vetëm këtë për gazetarët në Zyrën Ovale se “Uashingtoni po diskuton seriozisht me Moskën”.
Çfarë tha Peskov?
Vlen të theksohet se pak orë më parë, zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, kishte deklaruar se Kremlini mbetet i gatshëm për një takim Putin-Trump dhe se “e njëjta dëshirë, siç kemi dëgjuar, ekziston edhe nga pala amerikane”.
Çdo diskutim mes dy presidentëve do të jetë në qendër të vëmendjes, sepse rikthimi në Shtëpinë e Bardhë i Donald Trump-it të “paparashikueshëm” konsiderohet të ketë implikime të mëdha për konfliktin në Ukrainë.
Moska, Kievi dhe aleatët e tyre janë në pritje të qëndrimit që presidenti amerikan do të marrë për konfliktin ukrainas, të cilit ai vazhdimisht ka deklaruar se dëshiron t'i japë fund, megjithatë pa shpjeguar qëllimet e tij.
Lini një Përgjigje