TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2025, 22:07

Protestat dhe demonstratat, Vuçiç: Të nxitura nga jashtë, miqtë tanë Kina dhe Rusia

Shkruar nga Pamfleti

Protestat dhe demonstratat, Vuçiç: Të nxitura nga

Studentët e Beogradit, pas një marshimi dyditor, mbrëmjen e së premtes arritën në qytetin e Novi Sadit ku u pritën nga kolegët e tyre nga universiteti vendor.

Më herët në orët e pasdites në Novi Sad kanë mbërritur studentët çiklistë, të cilët janë nisur sot nga kryeqyteti.

Të gjithë së bashku u drejtuan në stacionin e trenit ku më 1 nëntor 2024, tenda u shemb, duke vrarë 15 persona.

Studentët në vendin e tragjedisë vendosën 15 kurora me lule dhe mbajtën 15 minuta heshtje për të nderuar viktimat. Nesër në Novi Sad, në tre-mujorin e tragjedisë, studentët do të bllokojnë tre urat mbi lumin Danub që kalon nëpër qytet.

Protestat e studentëve në Serbi filluan dy muaj e gjysmë më parë me protesta në shkolla dhe demonstrata që kërkonin llogari për vdekjen e 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad.

 

Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, gjatë një turneu në Serbinë qendrore, deklaroi se "vendi është nën sulm nga brenda dhe jashtë" dhe i cilësoi protestat si të nxitura nga jashtë.

"Ajo që ka ndodhur muajt e fundit është një përpjekje e drejtpërdrejtë e shërbimeve sekrete të huaja që kërkojnë të shkatërrojnë vendin tonë," tha Vuçiç në një fjalim në qytetin e Trstenik.

Ai hodhi poshtë kategorikisht mundësinë e lejimit të formimit të një qeverie kalimtare dhe pretendoi se pas dorëheqjes së kryeministrit, "një i huaj i rëndësishëm", të cilin nuk e përmendi, e ka vizituar dhe ka propozuar formimin e një qeverie kalimtare ekspertësh.

Vuçiç përsëriti në fjalën e tij se do të mbrojë sovranitetin e vendit, nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të tradhtojë miqtë.

“Ne duhet të mbrojmë vendin dhe miqtë tanë. Prandaj nuk do të ketë sanksione ndaj Federatës Ruse , prandaj do të ruajmë dhe ndërtojmë miqësinë me Kinën dhe për këtë do ta mbrojmë lirinë e Serbisë, sepse liria është vlera më e lartë e këtij vendi.

Ky është mesazhi im për të gjithë qytetarët e Serbisë, por edhe për të gjithë ata të huaj që po përpiqen të shkaktojnë revolucion ”, tha Vuçiç.

Lini një Përgjigje