TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Korrik 2025, 11:13

Texas, aty ku politika bën ‘selfie’ me tragjedinë

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Texas, aty ku politika bën ‘selfie’ me tragjedinë
Propagandë në vendin e tragjedisë /

“Texas përmbytet, Amerika fundoset”: Kampi i vajzave shndërrohet në varr masiv; Trump flet, por moti e zhvesh nga propaganda...

Nuk ishin vetëm reshje; ishte paralajmërimi i natyrës kundër arrogancës njerëzore dhe rrënimit institucional në SHBA.

Më 4 korrik 2025, ndërsa Amerika festonte ditën e pavarësisë me fishekzjarrë dhe retorikë patriotike, reshjet shkatërruese që përfshinë zonën e Texas Hill Country morën mbi 80 jetë njerëzish dhe zhytën vendin në një gjendje të jashtëzakonshme emocionale dhe strukturore.

Tragjedia më e madhe ndodhi në kampin veror “Camp Mystic”, një institucion i themeluar që nga vitet 1920 dhe i frekuentuar nga qindra vajza çdo verë. Të paktën 35 prej tyre humbën jetën kur lumi Guadalupe doli nga shtrati me një shpejtësi që sfidoi çdo përgatitje.

Texas, aty ku politika bën ‘selfie’ me tragjedinë

Në mesin e viktimave ishte edhe drejtori i kampit, Dick Eastland, i cili vdiq duke shpëtuar fëmijët. Pamjet nga kampi, të shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale, treguan vajza të vogla që këndonin këngë kampi për të qetësuar veten, ndërsa qanin të kapura për dore nën stuhinë e ujërave që përhapeshin si murtajë.

CNN, Reuters dhe mediat lokale raportuan se Shërbimi Kombëtar i Motit dështoi të lëshojë paralajmërim në kohë, pavarësisht se reshjet e regjistruara ishin të nivelit ekstrem dhe të njohura në zonën më të ndjeshme të SHBA-së për përmbytje të befasishme.

Reagimi federal erdhi me vonesë: presidenti Trump shpalli gjendje emergjente, mobilizoi Gardën Kombëtare dhe njoftoi vizitën në zonat e goditura. Por për shumë qytetarë të prekur, kjo ishte një lëvizje propagandistike për të mbuluar paaftësinë institucionale.

Në mënyrë simbolike, përmbytja goditi një kamp konservator vajzash të bardha në zemrën e Texas-it rural, duke e çuar diskursin përtej katastrofës natyrore, në një vlerësim të mprehtë për prioritetet e një shteti që investon më shumë në armë sesa në parashikimin e motit.

Ky është një ogur për SHBA-në: kur natyra godet, maskat bien dhe mbetet vetëm realiteti brutal. E ky realitet thotë se Amerika, edhe kur flet për madhështi, po fundoset ngadalë nga brenda./Pamfleti

Texas, aty ku politika bën ‘selfie’ me tragjedinë

Texas, aty ku politika bën ‘selfie’ me tragjedinë

texas politika bën \'selfie\' me tragjedinë

Lini një Përgjigje