TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Dhjetor 2023, 17:34

Tensione në një qendër votimi në Beograd, anëtarët e Republikës Srpska përzënë me dhunë vëzhguesit e KQZ-së! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në një qendër votimi në Beograd, anëtarët

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi janë shoqëruar me tensione, incidente dhe parregullsi në shumë qytete. Ajo që ka bërë më shumë bujë në mediat serbe, është qendra e votimit në Beograd e ngritur në ‘Arenën e Beogradit’, ku persona të lidhur me Republika Srpska kanë ndërhyrë në procesin e votimit.

Sipas pretendimeve nga opozita serbe,  anëtarët e KQZ-së u penguan fizikisht të hyjnë në arenën e Beogradit për të kontrolluar pretendimet se ka një qëndrim votimi të paligjshëm në këtë sallë.

Ky pretendim i shfaqur dhe me video, tregon se si vëzhguesit e KQZ-së pengohen nga anëtarët e Republikës Srpska të futen në stadiumin e Beogradit, të kthyer në qendër votimi.  Pas një debati të shkurtër vëzhguesit e KQZ-së përzihen nga ndërtesa.

Ndërkohë lidhur me rastin, iniciatorët e iniciativës ProGlas i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd që sa më shpejt të jetë e mundur të informojë opinionin për informacionet që kanë marrë në lidhje me sjelljen e organizuar të personave nga Republika Srpska.

“Kujtojmë se përpilimi i paligjshëm i listave zgjedhore dhe ofrimi i parave për votim janë vepra penale dhe se çdo dyshim se po ndodhin veprime të tilla dhe të ngjashme cenon rëndë legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe mund të sjellë pasoja të paparashikueshme”, njoftoi iniciativa ProGlas, raporton Danas. 

serbi zgjedhjet

Lini një Përgjigje