TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Dhjetor 2023, 15:52

Zgjedhjet në Serbi/ Dodik shkakton incident gjatë procesit të votimit, merr fletën dhe voton në sy të gazetarëve! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Serbi/ Dodik shkakton incident gjatë procesit të

Kreu i Republikës Srpska, Millorad Dodik i njohur për deklaratat dhe veprimet e tij provokuese, ka shkaktuar një incident edhe gjatë momentit të votimit për zgjedhjet parlamentare të parakohshme të  mbajtura në Serbi.

Ndryshe nga siç e kërkon ligji që vota duhet të jetë e fshehtë, Dodik mori fletën e votimit dhe nuk ju drejtua kabinës së votimit, por e vendosi fletën në tavolinën e komisionerëve dhe në praninë e ekipeve të shumta të gazetarëve që patën rastin edhe ta filmonin sesi votoi.

Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletvotimin dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, ku edhe ka mundur ta bëjë një gjë të tillë siç edhe parashihet me ligj – votim i fshehtë.

Video e tij teksa vendos fletvotimin në tavolinë para shumë vëzhguesve dhe ekipeve të shumta të gazetarëve po bënë xhiron e rrjetit.

dodik zgjedhjet

Lini një Përgjigje