Qytetarët e Serbisë votojnë sot për një qeverisje të re presidenciale dhe lokale.
Deri në orën 14:00 kanë votuar 32,38 për qind e qytetarëve, raportojnë mediat serbe.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, ka thënë në konferencën për media se janë në total 8.273 qendra të votimit që anë hapur në orën 7 të mëngjesit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka votuar që prej orëve të para të së dielës.
Ai ka pritur në radhë, si të gjithë qytetarët para se të hedhë votën e tij.
Vuçiç deklaroi se Serbinë e presin shumë sfida të vështira gjatë muajve në vijim dhe shprehu bindjen se koalicioni ku partia e tij bën pjesë do të marrë mazhorancë absolute në këto zgjedhje.
“Pres një pjesëmarrje të mirë dhe një fitore vendimtare. Shpresoj që të gjithë të përfshirë në zgjedhje të sillen në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme. Unë pres që Serbia në të ardhmen të ketë shumë punë të rëndësishme.
Vullnetin e tij në zgjedhjet parlamentare të serbisë e ka shprehur edhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik. Ky i fundit ka dy nënshtetësi.
Gjithsej 18 parti dhe koalicione janë vënë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e votuesve. Pragu për të hyrë në parlamentin prej 250 vendesh është 3 për qind.
Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund të votojnë deri në 20:00.
Këto janë zgjedhjet e pesta që organizohen në Serbi prej vitit 2012, dhe mbahen vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor. Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor.
Dy sulme në muajin maj që lanë pas vetes 17 të vrarë, përfshirë nëntë nxënës të një shkolle fillore, çuan në protesta që tronditën pushtetin e presidentit serb Vuçiç dhe partisë së tij.
Lini një Përgjigje