
Nëse SHBA-të vazhdojnë bllokadën detare, Irani do ta konsiderojë atë një shkelje të armëpushimit dhe do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit, kështu raportoi media shtetërore iraniane Fars.
Duke cituar një “burim të informuar mirë pranë Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare”, Fars raportoi se rihapja e ngushticës “varet nga zbatimi i kushteve të caktuara dhe armëpushimi në Liban”.
Burimi tha se anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticë duhet të lundrojnë nëpër rrugën e përcaktuar nga Irani dhe të koordinohen me forcat iraniane.
Më herët të premten, Presidenti Donald Trump deklaroi se Ngushtica e Hormuzit tashmë është e hapur plotësisht për të gjithë, përveç Iranit. Ai deklaroi se bllokada amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi deri në momentin kur palët të bien dakord 100 për qind për arritjen e një marrëveshje paqeje.
Kujtojmë se pasditen e sotme, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është hapur plotësisht për të gjitha anijet tregtare për pjesën e mbetur të armëpushimit. Ai theksoi se ky vendim është në përputhje të plotë me armëpushimin e shpallur midis Izraelit dhe Libanit.
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi Araghchi në platformën X.
Lini një Përgjigje