TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2024, 22:43

Të shtënat pranë Trump, arrestohet autori dhe gjendet arma e krimit; dyshohet për atentat ndaj ish-presidentit!

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat pranë Trump, arrestohet autori dhe gjendet arma e

Gjatë arratisë, ai ka hedhur pushkën në një vend me shkurre pranë fushës së golfit dhe ka tentuar të largohet me makinën e tij.

Situata e të shtënave pranë fushës së golfit ku ndodhej ish-presidenti Donald Trump mbete ende e paqartë. Deri më tani, një person është arrestuar dhe po merret në pyetje lidhur me rastin.

Sipas informacioneve autori i cili ka qenë i armatosur me një pushkë, ndodhej jashtë rrethimit të fushës së golfit ku ndodhej Trump dhe dyshohet se po priste lëvizjen e Trump në një zonë ku mund ta shikonte qartë.

Ndërkohë që në një moment është pikasur nga Shërbimi Sekret, i cili patrullonte zonën e fushës ku ndodhej ish-presidenti dhe ka reaguar menjëherë. Mësohet se Shërbimi si masë mbrojtëse ka qëlluar me armë në drejtim të autorit të dyshuar, i cili ka tentuar të largohet menjëherë.

Gjatë arratisë, ai ka hedhur pushkën në një vend me shkurre pranë fushës së golfit dhe ka tentuar të largohet me makinën e tij. Por reagimi i policisë së Floridas ka qenë i menjëhershëm gjë që bëri të mundur arrestimin e tij. Autori u dërgua menjëherë në rajonin e policisë dhe po merret në pyetje nga autoritet dhe shërbimi sekret.

Shërbimi Sekret tha në X se po punon me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për të hetuar incidentin që përfshin ish-presidentin Donald Trump. Shërbimi Sekret tha se incidenti ndodhi pak para orës 14:00.

Shërbimi Sekret, në bashkëpunim me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach, po heton një incident mbrojtës që përfshin ish-presidentin Donald Trump që ndodhi pak para orës 14:00. Ish-presidenti është i sigurt. @pbso do të ketë më shumë detaje së shpejti”, thuhej në njoftim

Pas kërkimit të bërë në fushën e golfit, u gjet dhe u sekuestrua pushka me të cilën dyshohet se autori kishte planifikuar të qëllonte Trumpin.

Hetimet ende po vijojnë por zyrtarë të njohur me rastin, besojnë se autori ka pasur si qëllim ish-presidenti Donald Trump.

Ndërkohë që Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach po planifikon të flasë për të dhënë më shumë dejtae rreth rastit në orën 3:15 pasdite.

Mësohet gjithashtu se Trump po luante golf me donatorin Steve Witkoff kur ndodhi incidenti, tha një burim i njohur me çështjen për CNN./Pamfleti

Lini një Përgjigje