
Shërbimi Sekret ka thënë gjithashtu se Trump është i sigurt dhe se agjencia po heton rastin.
Një incident me armë është regjistruar pranë fushës së golfit në West Palm Beach, Florid, ku ndodhej ish-presidenti Donald Trump. Ngjarja ka alarmuar vendin, por fatmirësisht Trump është njoftuar se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është i sigurt.
“Donald Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij", thanë njerëzit që drejtojnë fushatën e tij.
Edhe Shtëpia e Bardhë ka reaguar për rastin, duke thënë se ndihen të lehtësuar pasi u informuan se Donald Trump është i sigurt pasi të shtënat janë dëgjuar pranë fushës së tij të golfit në Florida.
“Presidenti dhe Zëvendës Presidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur golf. Jemi të lehtësuar kur e dimë se ai është i sigurt”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Shërbimi Sekret ka thënë gjithashtu se Trump është i sigurt dhe se agjencia po heton rastin. Ndërkohë që Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach do të mbajë një konferencë për incidentin së shpejti.
Një dëshmitar thotë se ai ka parë 20 ose më shumë makina policie që fluturonin me shpejtësi dhe se ngjarja është regjistruar në rrugë jashtë fushës së golfit të Donald Trump në Florida.
"Nga ajo që pashë, pesë SUV të zeza të pashënuara bllokuan në një Mercedes gri përpara fushës së golfit. Kishte rreth 20 ose më shumë makina policie që fluturonin nga rrugët aty pranë", tha Max Egusquiza, nga Palm Beach, për agjencinë e lajmeve AP.
Trump reagoi menjëherë pas lajmeve se pranë fushës ku ai ndodhej kishte pasur të shtëna me armë. Me anë të një mesazhi drejtuar mbështetësve të tij, ai konfirmoi të shtënat me armë dhe shtoi se është i sigurte dhe mirë.
“Ka pasur të shtëna armësh në afërsi, por përpara se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja që ju të dëgjoni së pari këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Unë gjithmonë do t'ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe. Bëjeni Amerikën të Madhe Përsëri", shkroi Trump.
Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm pak kohë pasi ndaj Trump u bë një atentat që e la atë të plagosur në veshin e tij të djathtë. Gjatë një takimi elektoral, më 13 korrik Trump u qëllua nga një 20-vjeçar, i cili përveç ish-presidenti vrau një person dhe plagosi dy të tjerë. 20-vjeçari u ekzekutua disa sekonda pas atentati. Rasti më pas ngriti dyshime dhe debate të mëdha lidhur me pafatësin e shërbimit sekret për të mbrojtur jetën e ish-presidenti.
Lini një Përgjigje