TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2024, 22:20

“Jam mirë”, Trump reagon pas të shtënave: Nuk do të dorëzohem kurrë

Shkruar nga Pamfleti

“Jam mirë”, Trump reagon pas të shtënave: Nuk do

Ish presidenti Donald Trump ka reaguar menjëherë pas lajmeve se pranë fushës ku ai ndodhej kishte pasur të shtëna me armë. Me anë të një mesazhi drejtuar mbështetësve të tij, Trump deklaroi se nuk do të dorëzohet kurrë.

Ai konfirmoi të shtënat me armë dhe shtoi se është i sigurte dhe mirë, teksa e mbylli postimin me fjalët: “Bashkim. Paqe. Bëjeni Amerikën të Madhe Përsëri”!

“Ka pasur të shtëna armësh në afërsi, por përpara se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja që ju të dëgjoni së pari këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Unë gjithmonë do t'ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe. Bëjeni Amerikën të Madhe Përsëri", shkroi Trump.  

Lini një Përgjigje