TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2025, 21:26

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare!

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së

Të dy anëtarët e Gardës ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në Spital...

Një ngjarje e rëndë është regjitruar ditën e sotme në Uashington DC, fare pranë Shtëpisë së Bardhë, ku dy anëtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë zjarri. Të dy anëtarët e Gardës u transportuan në gjendje të rëndë me urgjencë në Spital, por nuk arritën t'iu mbijetojnë plagëve të marra. Gjithashtu mësohet se edhe autori i dyshuar është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Ngjarja e konfirmuar nga policia në Uashington, ndodhi vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, pranë kryqëzimit të Rrugës 17th Northwest. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së
Harta tregon vendin ku ndodhi ngjarja

Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt duke folur për të shtënat, të cilat ndodhën vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, tha se Presidenti është në dijeni të ngjarjes.

"Shtëpia e Bardhë është në dijeni dhe po e monitoron në mënyrë aktive këtë situatë tragjike. Presidenti është informuar", tha Leavitt.

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së

Garda kombëtare reagoi fillimisht duke thënë se po punojnë ngushtë me policinë Metropolitane për të dërguar para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje.

“Jemi në dijeni të incidentit dhe po bashkëpunojmë ngushtë me Departamentin e Policisë Metropolitane (MPD) dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. Shëndeti dhe siguria e anëtarëve të shërbimit tonë është përparësia jonë kryesore, ndërsa vazhdojmë të mbështesim qytetarët dhe vizitorët e Uashingtonit, DC”, thuhet në deklaratë e Gardës.

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së

Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vetë Presidenti Donald Trump, i cili deklaroi se autori do të marrë ndëshkimin më të lartë të mundshëm.

“Kafsha që qëlloi dy ushtarët e Gardës Kombëtare, të dy të plagosur rëndë dhe tani në dy spitale të ndara, është gjithashtu i plagosur rëndë, por sidoqoftë, do të paguajë një çmim shumë të lartë. Zoti e bekoftë Gardën tonë të Madhe Kombëtare dhe të gjithë ushtrinë dhe forcat e rendit”, shkroi presidenti në Truth Social.

Kujtojmë se të 50 shtetet e SHBA-së, si dhe Uashingtoni DC dhe territoret e Guamit, Porto Rikos dhe Ishujve Virgjër të SHBA-së, kanë kontingjentin e tyre të trupave të Gardës Kombëtare.

Anëtarët e Gardës i raportojnë Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së dhe mund të federalizohen, ose të vihen nën kontrollin e presidentit, në rrethana të caktuara. Megjithatë, kërkesat për mbështetjen e saj normalisht fillojnë në nivel shtetëror.

Trupat e Gardës Kombëtare kanë pushtet të kufizuar. Ato nuk zbatojnë ligjin dhe as nuk kryejnë arrestime. Garda Kombëtare u vendos në Uashington DC në gusht si pjesë e asaj që Presidenti Trump e quajti një goditje kundër krimit dhe mungesës së strehimit./Pamfleti

Lini një Përgjigje