
Kremlini këmbëngul se nuk ka “asgjë të frikshme” në një bisedë të publikuar midis ministrit rus Yuri Ushakov dhe të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mori në mbrojtje Witkoff, teksa akuzoi ata që bëjnë thirrje për dorëheqjen e Witkoff se po përpiqen të prishin "momentumin modest" drejt një marrëveshjeje paqeje.
"Do të ketë shumë njerëz që nuk do të ndalen para asgjëje për ta penguar këtë proces. Duke lënë mënjanë nëse kjo është e vërtetë apo jo, nuk ka asgjë të frikshme këtu. Nuk do ta ekzagjeroja rëndësinë shkatërruese të këtyre rrjedhjeve të informacionit”, tha Peskov, duke shtuar se në bisedë nuk ka asgjë të frikshme.
Lini një Përgjigje