
Sipas BILD, pesë persona të plagosur u gjetën në një apartament në Wichmannstrasse në lagjen Tiergarten të Berlinit.
5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Berlin. Raportohet se 2 prej tyre ndodhen në gjendje kritikë për jetën ndërsa ngjarja ka ndodhur në një pallat banimi.
Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen detaje nga shkaqet dhe rrethanat.
Në rrugën Budapester Straße, përballë hotelit InterContinental Berlin, efektivë policie të armatosur me armë automatike rrethuan zonën, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.
Sipas medias gjermane Bild, në një apartament në rrugën Ëichmannstraße, në zonën Tiergarten, janë gjetur pesë persona të plagosur. Raportohet se dy prej tyre raportohet ndodhen në gjendje kritike dhe po marrin mjekim në.
Një përfaqësues i qendrës operative të policisë deklaroi se për momentin nuk ka informacion zyrtar shtesë, pasi hetimet po vijojnë në terren. Bëhet me dije se disa persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen pa dhënë ende detaje mbi numrin apo identitetin e tyre.
Sipas informacioneve paraprake, në apartamentin e ndodhur në katin e pestë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Çështja pritet t’i kalojë një njësie speciale të hetimit të vrasjeve.
Po sipas burimeve, një nga të plagosurit ka arritur të shkojë vetë në spitalin Franziskus-Krankenhaus për të kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë dhënë ndihmën e parë në vendngjarje për një grua të plagosur rëndë, një burrë dhe dy persona të tjerë, të cilët më pas janë transportuar në spitale të ndryshme
Policia vazhdon të ruajë me forca të shtuara si zonën përreth spitalit, ashtu edhe vendin e ngjarjes në Wichmannstraße, që mbetet i izoluar. Operacioni është ende në vijim.
Lini një Përgjigje