
Papa Leoni XIV ka folur sërish lidhur me situatën luftës në Ukrainë duke u ndalur dhe te ngërçi i negociatave.
Pas Engjëllit të Shenjtë, ai bëri apel duke kërkuar lutje për ata që vuajnë, siç është popullsia ukrainase "e ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit".
Sipas mediave të huaja, ai u shpreh se konfliktet dhe armiqësitë shkaktojnë vetëm pasoja dhe se dëmet më të mëdha i paguajnë civilët e pafajshëm.
“Edhe këto ditë, Ukraina po goditet nga sulme të vazhdueshme që i lënë popullsi të tëra të ekspozuara ndaj të ftohtit të dimrit. E ndjek me hidhërim atë që po ndodh, jam pranë dhe lutem për ata që vuajnë. Vazhdimi i armiqësive, me pasoja gjithnjë e më të rënda për civilët, zgjeron ndarjen midis popujve dhe largon një paqe të drejtë dhe të qëndrueshëm. I ftoj të gjithë të intensifikojnë më tej përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund kësaj lufte. Edhe ditët e fundit, Ukraina është goditur nga sulme të vazhdueshme që po lënë qytetarët të ekspozuar ndaj të ftohtit. Po e ndjek me hidhërim atë që po ndodh dhe jam pranë tyre dhe lutem për ata që po vuajnë”, u shpreh Papa Leoni XIV.
Lini një Përgjigje