
Shtetet e Bashkuara presin të arrijnë forcimin e besimit midis Rusisë dhe Evropës përmes de përshkallëzimit, raporton ‘Politico’, duke cituar një përfaqësues të administratës presidenciale të SHBA-së.
“Padyshim që nuk ka shumë besim tani për tani midis Evropës dhe Rusisë, por ne duam të krijojmë një kornizë ku kjo mund të fillojë një paradigmë të re që mund të fillojë ndërtimin e besimit duke treguar ulje të vërtetë të tensioneve”, i tha burimi medias.
Në takimin e përfaqësuesve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës që u mbajt në Abu Dhabi, iu kushtua shumë vëmendje çështjeve ekonomike dhe kontrollit mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhias-s.
"Të dyja palët po fillojnë të parashikojnë se çfarë mund të fitojnë nga paqja, si plani i prosperitetit për Ukrainën, disa nga këto mundësi për Rusinë për të bërë marrëveshje biznesi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Politico, duke cituar përfaqësuesin e administratës amerikane.
Lini një Përgjigje