
Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të votojnë Kamala Harris. Ai iu bën apel që “të bëjnë histori” duke zgjedhur Harris si pasuese të tij.
“Shkoni votoni”, shkruan Biden në një postim për rrjetin social “X”.
Presidenti amerikan u tërhoq nga gara dhe mbështeti Harris në korrik, ndërsa thirrjet për tërheqjen e tij u intensifikuan pas një debati kundër Donald Trump.
Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme pasi kaloi pjesën më të madhe të fundjavës në Delaware me një ndalesë të fundit të fushatës në Pensilvani. Ai po e kalon ditën e fundit si president në rezidencën e Uashingtonit duke pritur nëse do t’ia dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit të tij apo do t’i kthehet Donald Trump.
Zonja e Parë Jill Biden ndodhet në Wilmington, Delaware, ku do të votojë personalisht përpara se të kthehet për t’iu bashkuar bashkëshortit të saj sonte.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti dhe zonja e parë do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë me ndihmës të vjetër dhe staf të lartë.
Lini një Përgjigje