Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka publikuar një video në platformën “X” ku u bën thirrje qytetarëve amerikanë të votojnë Kamala Harris.
Ai shkruan se vota vuaj në çdo qark mund të vendosë se kush do të jetë fitues.
“Në disa shtete, vetëm një pjesë e vogël e votave në çdo qark mund të vendosë fituesin. Duhet të shkoni dhe të votoni. Kështu që i tregoni familjes tuaj, bisedoni me fqinjët tuaj, bëni një plan, shkoni dhe votoni. Votoni për Kamala Harris dhe Tim Walz”, shprehet ish-presidenti.
Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle kanë deklaruar hapur mbështetjen e tyre për nënpresidenten e SHBA-së. Nëse fiton në zgjedhjet, Harris do të jetë e para grua që do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Lini një Përgjigje