TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Tetor 2025, 08:00

Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, Greqia tregon forcën ushtarake (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, Greqia
Greqia tregon forcën ushtarake

Greqia ka mbyllur pas një jave intensive aktivitetesh ushtarake stërvitjen "Parmenion 25", e cila nisi më 26 shtator nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë dhe u shtri në të gjithë territorin e fqinjit tonë jugor.

Në këtë stërvitje morën pjesë të gjitha kapacitetet dhe personeli i tre degëve të Forcave të Armatosura (Ushtria, Forca Ajrore dhe Marina) si dhe Komanda e Luftës Speciale (DEP), duke demonstruar nivel të lartë gatishmërie dhe bashkërendimi.

Një fokus i veçantë iu kushtua edhe vlerësimit të sistemit të alarmit të Mbrojtjes Civile.

"Parmenion 25" tregoi qartë kapacitetet mbrojtëse të Greqisë, gatishmërinë e Forcave të Armatosura dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar në skenarë kompleksë, në një kohë kur vendet e NATO-s po përjetojnë shqetësimin e sulmeve hibride ruse.

Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, GreqiaTanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, Greqia

 

greqia tregon forcën ushtarake

Lini një Përgjigje