TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2026, 20:12

Takim me Papën? Trump vijon retorikën e ashpër: Duhet ta kuptojë që Irani është kërcënim bërthamor!

Shkruar nga Pamfleti
Takim me Papën? Trump vijon retorikën e ashpër: Duhet ta
Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një prononcimi për gazetarët përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë ka ripërsësritur deklaratat e tij të ashpra për Papa Leon.

I pyetur për qëndrimin e Papës, Trump theksoi se është “shumë e rëndësishme që Papa ta kuptojë” situatën lidhur me Iranin. Ai pretendoi se Irani ka vrarë 42,000 persona të paarmatosur, pa ofruar detaje shtesë mbi burimin e kësaj shifre.

"Është shumë e rëndësishme që Papa të kuptojë... Irani vrau 42,000 njerëz që ishin plotësisht të paarmatosur".-tha Trump.

Trump përsëriti qëndrimin e tij të njohur se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore, duke e paraqitur këtë si një çështje kyçe sigurie ndërkombëtare. Ai shtoi se pret që edhe Papa ta ketë të qartë këtë rrezik.

Në një pyetje lidhur me mundësinë e një takimi me Papën për të adresuar dallimet mes tyre, Trump u përgjigj se nuk e konsideron një takim të tillë të nevojshëm.

“Nuk mendoj se është e nevojshme”,- u shpreh Trump.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur qëndrimet ndaj Iranit dhe çështjes bërthamore mbeten temë e rëndësishme në politikën globale.

donald trump

Lini një Përgjigje