TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2025, 07:44

Skandali i spiuanzhit me Ukrainën, 'diktatorit' të BE-së po i ikën pushteti nga duart

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i spiuanzhit me Ukrainën, 'diktatorit' të
Meloni, Viktor Orban dhe Rama

Një krizë e re diplomatike midis Hungarisë dhe Ukrainës ka ndezur tensione në rajon, teksa kryeministri hungarez Viktor Orban po akuzohet se po e përdor skandalin e fundit të spiunazhit për të forcuar pozitën e tij politike përballë opozitës.

Ukraina ka njoftuar për arrestimin e dy qytetarëve të saj të dyshuar për spiunazh në favor të inteligjencës ushtarake hungareze.

Në përgjigje, Hungaria dëboi dy diplomatë ukrainas dhe më pas u përball me masa të ngjashme nga Kievi. Ky zinxhir ngjarjesh ka përkeqësuar më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes dy vendeve.

Në Hungari, opozita e re e udhëhequr nga Peter Magyar, lider i partisë Tisza, po fiton terren në sondazhe përpara zgjedhjeve të vitit 2026.

Analistët mendojnë se qeveria Fidesz po përdor skandalin si mjet për të diskredituar kundërshtarët e saj dhe për të mobilizuar elektoratin përmes frikës dhe nacionalizmit.

Një figurë kyçe në këtë konflikt është Roland Tseber, një politikan hungarez nga Transkarpatia në Ukrainë, i cili akuzohet nga qeveria hungareze për lidhje me inteligjencën ukrainase, por që ai i ka mohuar vazhdimisht.

“Unë jam një politikan që punon për komunitetin dhe për interesat hungareze. Akuzat janë absurde”, tha Tseber në një intervistë.

skandali i spiuanzhit me ukrainën viktor orban

Lini një Përgjigje