TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2025, 07:22

Trump kërcënon Moskën: Pa mua, Rusisë do t’i ndodhnin gjëra të këqija!

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon Moskën: Pa mua, Rusisë do t’i ndodhnin
Dmitry Medvedev dhe Trump

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron Vladimir Putin se po luan me zjarrin. Në rrjetin social X, Trump thotë se ajo që presidenti rus nuk kupton është se nëse nuk do të ishte për të, Rusisë do t’i kishin ndodhur shumë gjëra të këqija.

I menjëherëshme ka qenë edhe përgjigja e ish presidentit rus Dmitry Medvedev, duke thënë se njeh vetëm një gjë me të vërtetë të keqe: ‘Luftën e tretë botërore’.

Shpresoj që Trump ta kuptojë shprehet Medvedev, po në platformën X.

Përplasjet me Rusinë pas sulmeve në Ukrainë edhe teksa diksutohen negociatat për paqen i ka shtuar edhe Europa. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, hodhi idenë që Ukraina të përdorë raketa me rreze të gjatë, ç’ka solli një reagim të ashpër të Kremlinit, i cili thotë se Berlini do të zhytet në gropën ku ndodhet Ukraina.

Më herët presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Vladimir Putin ishte "çmendur plotësisht" duke lëshuar sulmin më të madh ajror të luftës ndaj Ukrainës dhe tha se po shqyrtonte sanksione të reja ndaj Moskës, megjithëse qortoi gjithashtu edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Trump e postoi komentin në Truth Social, ndërsa ukrainasit u zgjuan nga nata e tretë radhazi e sulmeve masive ajrore ruse, duke dëgjuar për orë të tëra dronët që gumëzhinin pranë shtëpive të tyre dhe shpërthimet e zjarrit antiajror ukrainas.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 355 dronë dhe nëntë raketa lundrimi kundër Ukrainës gjatë natës, një breshëri e madhe që e bën sulmin më të madh me dronë të Rusisë gjatë luftës deri më sot. 

trump kërcënon moskën

Lini një Përgjigje