
Një aksident detar ndodhi pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi.
Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan është përplasur në një breg shkëmbor.
Mësohet se, si pasojë e përplasjes 3 persona mbetën të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos, ndërsa më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros.
Raportohet se tre personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Skafi, i cili ishte marrë me qira u përmbys pas përplasjes dhe më pas është tërhequr në breg. Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje