TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2025, 17:40

Iu hoq mandati i presidentit, Dodik shpall referendumin: Jam votuar nga populli!

Shkruar nga Pamfleti

Iu hoq mandati i presidentit, Dodik shpall referendumin: Jam votuar nga populli!

Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, të cilit iu hoq mandati si president i Republikës Sërpska nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë, ka shpallur referendum për pozitën e tij në krye të këtij entiteti.

Pas njoftimit të Komisionit, Dodiku ka mbledhur partnerët e koalicionit. Ai është shprehur se unanimisht kanë vendosur të thërrasin referendum.

“Mandati më është dhënë nga populli, prandaj do t’i dëgjoj në referendum, që do të mbahet në periudhën e ardhshme dhe që do të vendosë për mua”, ka thënë ai.

Më herët, Dodiku reagoi ndaj vendimit duke thënë se nuk e njeh Komisionin.

Vendimi i Komisionit ndaj Dodikut u mor pas dënimit të tij me një vit burg dhe ndalimit për gjashtë vite që ta ushtrojë funksionin e Presidentit, vendim ky që ka ndikuar drejtpërdrejt në legjitimitetin e tij për të vazhduar mandatin.

Lini një Përgjigje