
Të martën u mbajt ceremonia private dhe disi e fshehtë e kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Në përcjelljen për në banesën e fundit morën pjesë qindra persona, edhe pse në mesin e tyre nuk ishte presidenti rus Vladimir Putin.
Siç është bërë e ditur edhe më parë nga Kremlini, prezenca e Putinit nuk ishte planifikuar në këtë ceremoni varrimi.E derisa në tërë botën akoma po spekulohet për arsyet e rrëzimit të aeroplanit brenda të cilit gjendje Prigozhin, pritet që zyra e hetimeve në një moment të zbulojë shkaqet.
Ndërkohë lajmi se në vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit është “rrafshuar” ka bërë bujë të madhe.
CNN raporton se ai vend është shkaterruar me buldozerë.
“Vendi ku u rrëzuar aeroplani është rrafshuar plotësisht me tokë nga buldozerët, që në shikim të parë të duket sikur nuk është rrëzuar fare ndonjë aeroplan këtu”, tha gazetari Matthew Chains i cili aktualisht gjendet në Rusi.
Ndërkohë Rusia ka informuar autoritetin e hetimit të avionëve se nuk do të hetojë rrëzimin e avionit brazilian Embraer (EMBR3.SA) që vrau bosin mercenary të Wagner, Yevgeny Prigozhin sipas rregullave ndërkombëtare për momentin, tha agjencia braziliane për Reuters të martën.
Prigozhin, dy togerët kryesorë të grupit të tij Wagner dhe katër truproja ishin midis 10 personave që vdiqën kur Embraer Legacy 600 u rrëzua në veri të Moskës javën e kaluar.
Rrëzimi i avionit, i cili ndodhi saktësisht dy muaj pasi Prigozhin udhëhoqi një kryengritje të shkurtër po shihet si një sfidë e rëndësishme për mandatin e Presidentit Vladimir Putin, potencialisht më thelbësorja që nga ardhja e tij në pushtet në 1999.
Lini një Përgjigje