TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 12:47

Shqiptarja flet nga Izraeli: Çdo shtëpi apo apartament ka një dhomë të blinduar

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarja flet nga Izraeli: Çdo shtëpi apo apartament ka një
Irena Steinova

Lufta në Izrael për fat të keq sa vjen dhe bëhet edhe më tragjik.

Të dhënat e mbrëmshme nga mediat izraelite flasin për mbi 2000 te plagosur dhe mbi 700 te vrarë. Ndërkohë shqiptarja Irena Steinova, që jeton në Izrael foli për tmerrin që po përjetojnë.

Në një lidhje të drejtëpërdrejt për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, theksoi se Izraeli para 25 vitesh dha urdhër që në çdo ndërtim që bëhet, apartamentet apo shtëpitë të kenë një dhomë të blinduar.

Ajo tha se nuk ka një dhomë të blinduar, por ama të gjithë shtëpitë që janë ndërtuar 25 vitet e fundit e kanë.

“Gati 25 vite më parë Izraeli dha urdhër që kur të ndërtohen godinat, çdo shtëpi të ketë dhomën e blinduar dhe njerëzit futen në dhoma. Unë nuk kam, por të gjithë shtëpitë që janë ndërtuar 25 vitet e fundit, kanë dhoma të blinduara”-tha ajo.

Izraeli vijon luftimet ndaj militantëve të Hamasit. Një zëdhënës i ushtrisë tha se luftimet po zhvillohen në 7-8 vende. “Ka gjeneralë në fushën e betejës me ushtarët duke luftuar”, tha zëdhënësi.

Më shumë se 700 persona kanë humbur jetën në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet, duke përfshirë 260 persona në një festival muzikor. Rreth 500 persona kanë humbur jetën në Gaza pas sulmeve ajrore të Izraelit. Në total bëhet fjalë për mbi 1200 viktima.

Forcat Ajrore të Izraelit thonë se kanë goditur më shumë se 500 baza terroriste në Gaza gjatë natës. Izraeli pretendon se shumica e pikave të hyrjes nga Gaza në Izrael janë mbyllur, shumica me tanke. Megjithatë ushtria nuk mohon se luftëtarët e Hamasit mund të jenë ende duke kaluar në Izrael nga Gaza.

dhomë të blinduar izraeli

Lini një Përgjigje