TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 12:51

Sulmi në Izrael, BE takim urgjent me ministrat e Jashtëm

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi në Izrael, BE takim urgjent me ministrat e Jashtëm
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka thirrur një takim urgjent të 27 ministrave të jashtëm të bllokut.

Unë do të mbaj nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të folur për situatën në Izrael dhe në rajon", tha Borrell në një mesazh të postuar në X.

Izraeli ka shpallur gjendjen e luftës, dhe brenda 48 orësh ka rekrutuar 300 mijë rezervistë. Një kolonë tankesh ka shkuar drejt Gazës.

Ushtria izraelite thotë se kanë goditur 500 objektiva të Hamasit, mes tyre dhe Bankën Kombëtare Islamike. Në Gaza numri i të vdekurve nga kundërsulmi izraelit ka arritur në 436 dhe mbi 2270 të plagosur, raporton ministri i Shëndetësisë i Rripit të Gazas.

josep borrell fontelles

Lini një Përgjigje