Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar sulmin e paprecedentë të shumëanshëm të nisur nga grupi militantët e Hamas kundër Izraelit të shtunën.
“Dënoj sulmet terroriste të Hamasit kundër shtetit të Izraelit në mënyrën më kategorike. Ato janë çnjerëzore dhe barbare”, tha Merkel në një deklaratë sot.
“Mendimet dhe solidariteti im janë me popullin izraelit dhe qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu”, përfundoi Merkel, politikania e qendrës së djathtë që udhëhoqi Gjermaninë nga 2005 deri në 2021.
Kancelari aktual Olaf Scholz premtoi mbështetjen e Gjermanisë për Izraelin në një bisedë telefonike me Netanyahun dje .
Qeveria e tij njoftoi gjithashtu se ndihma financiare e Berlinit për palestinezët do të rishikohej.
Izraeli ka shpallur gjendjen e luftës, ndërsa një kolonë tankesh ka shkuar drejt Gazës. Mediat e huaja raportojnë se ka përleshje me militantët e Hamasit në kufi, ndërsa ushtria izraelite thotë se kanë goditur 500 objektiva të Hamasit.
Deri më tani raportohet për mbi 700 viktima izraelite, si edhe 2500 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, në frontin palestinez ka 493 viktima dhe 2751 të plagosur.
Lini një Përgjigje