TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 12:20

Izraeli shpall bllokadë totale në Gaza, ndalohet ushqimi, energjia elektrike, uji dhe karburanti

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli shpall bllokadë totale në Gaza, ndalohet ushqimi, energjia

Izraeli ka shpallur një bllokadë totale të Gazës, duke përfshirë ndalimin e ushqimit, energjisë elektrike, ujit dhe karburantit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të hënën se autoritetet do të ndërpresin energjinë elektrike dhe do të bllokojnë hyrjen e ushqimit dhe karburantit si pjesë e "një rrethimi të plotë" në Gazën e pushtuar nga Hamasi.

Gallant e përshkroi këtë veprim si pjesë të një lufte kundër "njerëzve bisha".

"Ne po vendosim një rrethim të plotë në Gaza ... Pa energji elektrike, pa ushqim, pa ujë, pa gaz - është e gjitha e mbyllur.", tha Gallant në një deklaratë për mediat.

Izraeli dhe Egjipti kanë vendosur nivele të ndryshme të bllokadës ndaj Gazës që kur Hamasi mori pushtetin nga forcat rivale palestineze në vitin 2007.

Zëdhënësi kryesor ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, u tha gazetarëve se Izraeli ka "kontroll" të komuniteteve të tij kufitare.

Ai tha se kishte pasur disa incidente të izoluara të hënën në mëngjes, por se "në këtë fazë, nuk ka luftime në komunitete".

Ai shtoi se “mund të ketë ende terroristë në rajon”.

Kujtojmë që Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën bregdetare duke ndaluar se çfarë të mirash futen brenda. Ndërsa Egjipti kontrollon kush kalon brenda dhe jashtë kufirit me Gazën.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit tha se sirenat e alarmit janë duke u dëgjuar në Jeruzalem dhe në të gjithë Izraelin për shkak të raketave që po lëshohen nga Gaza. Të paktën 3 shpërthime janë dëgjuar në Jeruzalem.

Nuk është ende e qartë nëse raketat kanë shpërthyer në tokë apo janë interceptuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite.

Ndërkohë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se janë rivendosur në kontroll të të gjitha komuniteteve afër murit me Gazën. Megjithatë raportoi se janë duke ndodhur përplasje mes luftëtarëve të Palestinës.

 

izraeli shpall bllokadë totale në gaza

Lini një Përgjigje