TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2024, 18:28

Shpërthimet e radiove të dorës në Liban, 9 viktima dhe 300 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimet e radiove të dorës në Liban, 9 viktima dhe 300

Ka shkuar në 9 numri i viktimave nga shpërthimi i radiove të përdorura nga grupi Hezbollah në Liban. Mediat raportojnë se 300 persona kanë mbetur të plagosur.

Ky është sulmi i dytë në Liban, ndërsa ditën e djeshme shpërthyen pajisjet elektronike ku 12 persona u vranë dhe mbi 3 mijë persona u plagosën rëndë, ndërsa 500 prej tyre humbën shikimin.

Disa shpërthime të tjera u dëgjuan në Bejrut, gjatë momentit kur ishin duke u kryer homazhet e anëtarëve të Hezbollahut dhe një fëmije të vrarë nga shpërthimi i pejxherëve një ditë më parë.

Shpërthimet e radiove të dorës në Liban, 9 viktima dhe 300
Radiot e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut

Agjencia zyrtare e lajmeve në Liban raportoi se sistemet e energjisë diellore shpërthyen nëpër shtëpi në disa pjesë të Bejrutit dhe në jug të Libanit.

Shpërthimet e reja ndodhën në një kohë kur Libani është i zemëruar dhe i hutuar pas sulmeve të së martës me pejxherë, të cilat duket se ishin një sulm izraelit ndaj anëtarëve të Hezbollahut që shkaktoi viktima edhe në mesin e civilëve.

Së paku 12 njerëz u vranë, përfshirë dy fëmijë dhe rreth 3.000 u plagosën, pasi qindra pajisje të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht kudo që ishin: nëpër shtëpi, automjete, rrugë, dyqane dhe kafene.

Këto sulme, kanë shtuar frikën se konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të përshkallëzojë në një luftë të përgjithshme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke vlerësuar shpërthimet e pejxherëve të martën në Liban.

Liderët izraelitë kanë bërë disa paralajmërime gjatë javëve të fundit se mund t’i shtojnë operacionet kundër Hezbollahut në Liban, duke thënë se duhet t’u japin fund shkëmbimeve zjarrit, për t’ua mundësuar njerëzve të kthehen në shtëpitë e tyre pranë kufirit.

Lini një Përgjigje