
Shpërthimet e së mërkurës në Bejrut vijnë 24 orë pas shpërthimeve të biperëve, duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe afro 2800 të plagosur.
Një tjetër sulm befasues ka ndodhur në Liban, pasi këtë herë kanë shpërthyer radiot e dorës të anëtarëve të Hezbollahut.
Sipas "Reuters", duke cituar dëshmitarë okularë dhe burime sigurie, pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu kanë shpërthyer në periferitë jugore të Bejrutit.
Shpërthimet, me fuqi të kufizuar ndodhën në pjesë të ndryshme të periferisë së Bejrutit. Të paktën një nga shpërthimet e dëgjuar ndodhi pranë një funerali të organizuar nga Hezbollah për të vrarët dje.

Shpërthimet e së mërkurës në Bejrut vijnë 24 orë pas shpërthimeve të biperëve, duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe afro 2800 të plagosur.
“Njerëzit ishin të mbuluar me gjak. Kishte gjak në një makinë. Një i ri po vraponte dhe ishte shumë i stresuar. Ai tha se një radio dore shpërtheu. Njerëzit e Hezbollahut mblodhën më pas të gjitha pajisjet dhe po i hiqnin bateritë prej tyre”, ka rrëfyer gazetarja e Sky News.
Sipas të dhënave, deri më tani raportohet se kanë vdekur 3 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur. Shumica kanë marrë dëmtime në duar dhe në bark.
Radiot e dyanshme "ishin bllokuar në mënyrë parandaluese nga inteligjenca izraelite dhe më pas iu dorëzuan Hezbollahut si pjesë e sistemit të komunikimit të urgjencës së grupit", i cili "supozohej të përdorej gjatë një lufte me Izraelin". Por si duket pajisjet ishin kompromentuar.
Lini një Përgjigje