TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2024, 16:18

Sulmi në Liban, paralajmëron deputeti i Hezbollahut: Ky është vetëm fillimi, Izraeli do të ndëshkohet!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Liban, paralajmëron deputeti i Hezbollahut: Ky

Deputeti i Hezbollahut, Husein Haj Hassan, tha agresioni izraelit nuk do të kalojë pa ndëshkim.

"Agresioni izraelit nuk do të kalojë pa ndëshkim. Nëse izraelitët mendojnë se ky agresion do të na ndalojë të mbrojmë Gazën, ata po jetojnë në një iluzion”, tha deputeti.

Gazetari i “Sky News”, shprehet se ka shumë zemërim në mesin e hierarkisë së Hezbollahut dhe se shumë shpejt do të marrin hak për viktimat dhe të plagosurit nga sulmi.

"Kush ka parë se çfarë ka ndodhur në këto vende publike me gra dhe fëmijë dhe civilë të tjerë, duke përfshirë mjekë, të lënduar dhe të plagosur, dhe të cilët janë të shqetësuar se ky është vetëm fillimi i sulmeve të mëtejshme”, shprehet deputeti.

Ai shton se gjatë muajve dhe javëve të fundit, ne kemi parë që forcat ushtarake izraelite kanë shënjestruar komandantët e Hezbollahut.

 

Lini një Përgjigje