
Nuk ka munguar edhe reagimi i Moskës zyrtare për ngjarjen e 17 Shtatorit në LIban dhe Siri, ku mijëra bipera (minicelularë pagers) që përdoreshin nga anëtarët e grupit Hezbollah, u shpërthyen me telekomandim.
Kremlini komentoi sot (18 Shtator) sulmin kundër Hezbollahut, duke nënvizuar se si veprimi "rrit tensionin në rajon", raporton "La Repubblica".
Reagimi ishte i shkurtër, teksa konfirmohet plagosja dhe humbja e shikimit të ambasadorit iranian në Bejrut. Vetë Libani dhe Irani e kanë cilësuar sulm terrorist dhe gjenocid. Deri tani raportohen zyrtarisht 12 viktima dhe rreth 3 mijë të plagosur, mes të cilëve 500 kanë humbur shikimin.
Nga ana e saj, Rusia vijon e përfshirë në luftën dy-vjeçare me Ukrainën, por nuk i ka hequr sytë as nga rajoni i Lindjes së Mesme.
Lini një Përgjigje