TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2024, 17:43

Sërish atentat ndaj Trump? Dyshime për eksploziv pranë vendit ku do të mbahet mitingu i ish-presidentit!

Shkruar nga Pamfleti

Sërish atentat ndaj Trump? Dyshime për eksploziv pranë vendit ku

Burimet e “DailyMail” thonë se gjatë sigurimit të zonës me qenët K9, policia ka gjetur një lëndë shpërthyes brenda një prej automjeteve aty pranë.

Dikush e do të vdekur ish-presidentit Donald Trump?! Kjo nuk është më vetëm një hipotezë, rastet e sulmeve ndaj tij sa vijnë dhe shtohen, por fatmirësisht shërbimi sekret po bënë punën e tij në mënyrë perfekte pas atentatit të parë.

Vetëm pak ditë pas atentatit të mbetur në tentativë pranë një fushe golfi në Florida, një tjetër rast i dyshimtë që përfshinë sigurinë e Donald Trump është shpalosur në Long Island.

Ditën e sotme shumë pranë qendrës ku ish-presidenti Donald Trump po përgatitet të mbaj një miting elektoral është gjetur një lëndë plasëse eklsploziv brenda një makine.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Qarkut Nassau konfirmoi për DailyMail.com se kishte një ngjarje të dyshimtë të mërkurën përpara fjalimit të Trump, ku mijëra fansa të MAGA-s janë mbledhur për të ndjekur ish-presidentin.

Sërish atentat ndaj Trump? Dyshime për eksploziv pranë vendit ku
Mbështetësit e kandidatit republikan për president, Donald Trump presin fillimin e tubimit të tij të fushatës në Nassau.

Policia që punon në bashkëpunim me Shërbimin Sekret mbetet në gatishmëri të lartë në zonë disa orë përpara se ish-presidenti të vendoset në skenë.

Burime në Departamentin e Policisë së Qarkut Nassau dyshohet se i thanë gazetarit James Lalino më herët të mërkurën se në vendin e tubimit ishte thyer perimetri i sigurisë dhe se një fuçi blu e cila ishte e dyshimtë u zhvendos nga vendi i tubimit.

Përveç kësaj, burimet e “DailyMail” thonë se gjatë sigurimit të zonës me qenët K9, policia ka gjetur një lëndë shpërthyes brenda një prej automjeteve aty pranë.

Pas pikasjes së lëndës plasëse, burime pranë zonës thanë se shoferi i automjetit përfundoi duke vrapuar në pyll.

Askush nuk e pa nëse ai kishte ndonjë gjë me vete, ata thjesht e panë atë duke u larguar me vrap. Shumë makina po parkojnë tani, ato janë rreshtuar në Hempstead Turnpike”, tha një burim. 

Mijëra fansa të MAGA-s pritet të zbresin në Long Island këtë pasdite përpara tubimit të orës 19:00 ET në Nassau Coliseum. Një turmë e madhe tashmë është mbledhur dhe shumë prej tyre kanë ngritur kampin brenda natës për të siguruar vende të mira në arenën e brendshme.

Dyert ende nuk po hapen edhe pse tashmë fansat e MAGA janë mbledhur, të veshur me veshje Trump, kapele, butona dhe duke valëvitur flamuj të mëdhenj.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se raportet për 'eksploziv' të gjetur në një makinë janë të rreme.

Kujtojmë se sigurua ndaj Trump është rritur në maksimum, pasi ai u qëllua në veshin e djathtë nga Thomas Matthew Crooks, ndërsa të shtënat u përhapën në mitingun e tij të mesit të verës pas dështimit mahnitës të sigurisë.

Dy muaj më vonë, një person i armatosur drejtoi një AK-47 drejt ish-presidentit ndërsa ai po luante në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach të dielën pak pas orës 13:00.

Kandidati republikan u dërgua me shpejtësi në një vend të sigurt pasi agjentët e Shërbimit Sekret hapën zjarr ndaj të dyshuarit që kishte një kamerë dhe çantë shpine GoPro, së bashku me armët e tij./Përshtati “Pamfleti” nga “DailyMail”

 

Lini një Përgjigje