James Cleverly është Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, sipas raportimit të gazetës britanike The Sun.
Clerverly u pa duke hyrë në 10 Downing Street këtë mëngjes pasi ish-sekretarja e Brendshme, Suella Braverman u shkarkua.
Mediat në Britani raportojnë se Braverman është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës. Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak.
Përpara se të merrte rolin e tij të ri, Cleverly ishte Sekretar Arsimi për tre muaj, nga korriku 2022 deri në shtator 2022 në ditët e fundit të Boris Johnson.
Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre.
Në një artikull të paautorizuar për Times të së enjtes, Braverman pohoi se ekzistonte "një perceptim se oficerët e lartë të policisë luajnë të preferuarat kur bëhet fjalë për protestuesit" dhe ishin më të ashpër ndaj ekstremistëve të djathtë sesa "turmave" pro-palestineze.
Ajo u fajësua nga policia dhe laburistët për ndihmën në ndezjen e tensioneve që panë grupet e djathta ekstreme të luftojnë policinë pranë Cenotaph të shtunën.
Pesë partitë opozitare kërkuan publikisht shkarkimin e saj nga detyra të enjten pasi Downing Street tha se artikulli i Times, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”.
Rikujtojmë se është hera e dytë që Braverman detyrohet të largohet nga e njëjta punë në pak më shumë se një vit. Liz Truss e urdhëroi atë të jepte dorëheqjen në tetor të vitit të kaluar pas disa javësh në detyrë, për dërgimin e informacionit konfidencial te një deputeti nga një adresë emaili private.
Lini një Përgjigje