
Synimi i Hamasit më 7 tetor nuk ishte vetëm të vriste dhe të merrte peng sa më shumë izraelitë, por të shkaktonte një konflikt që do të përhapej në të gjithë rajonin.
Kështu deklaruan për "Washington Post" zyrtarët e inteligjencës nga katër vende perëndimore dhe të Lindjes së Mesme.
Sipas analistëve, provat e gjetura pas sulmeve si harta të detajuara, furnizime ushqimore për disa ditë, municione dhe eksplozivë në sasi të mëdha, zbulojnë qëllimin e terroristëve për të dhënë një goditje me përmasa historike dhe për të shkaktuar një reagim të paprecedentë izraelit. Dhe gjithashtu për të vazhduar sa më gjatë.
Lini një Përgjigje