TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Qershor 2025, 17:16

SHBA sanksione ndaj 4 gjyqtarëve, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Ndaloni presionet!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA sanksione ndaj 4 gjyqtarëve, BE mbështet Gjykatën

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionoi katër gjyqtarë të këtij institucioni.

Marco Rubio njoftoi më herët sanksione ndaj 4 gjyqtarëve të GJNP, duke i akuzuar për abuzim me pushtetin dhe për hetime të njëpasnjëshme që, sipas SHBA-ve, shënjestrojnë padrejtësisht Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Sllovenia tha se do t’i bëjë thirrje Brukselit që të shfrytëzojë fuqinë e vet për të garantuar që sanksionet amerikane nuk do të zbatohen në Evropë.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale i mban përgjegjës kryesit e krimeve më të rënda në botë dhe u jep zë viktimave. Duhet të jetë e lirë dhe pa asnjë presion”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në X.

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, i cili përfaqëson qeveritë kombëtare të 27 vendeve anëtare, e ka quajtur gjykatën “themel i drejtësisë ndërkombëtare” dhe theksoi se pavarësia dhe integriteti i saj duhet të mbrohet.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump vendosi sanksione ndaj katër gjyqtarëve të kësaj gjykate, si shenjë hakmarrjeje lidhur me lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun.

Me vendim amerikan janë sanksionuar gjyqtarët: Solomy Balungi Bossa nga Uganda, Luz del Carmen Ibanez Carranza nga Peruja, Reine Adelaide Sophie Alapini Gansou nga Benini dhe Beti Hohler nga Sllovenia.

Sanksionet amerikane nënkuptojnë se gjyqtarët janë në listë të individëve të sanksionuar, do t’iu ngrihet çdo aset që mund të kenë në SHBA dhe gjithashtu janë futur në listën që u pamundëson hapjen e llogarive bankare jo vetëm në SHBA, por në shumë vende të botës.

Në vendimin fillestar të Trumpit për sanksione ndaj gjykatës, është thënë se shtetasit amerikanë që ofrojnë shërbime në të mirë të individëve të sanksionuar, do të përballen gjithashtu me gjoba.

Gjykata, e cila përfaqëson 125 vende anëtare, ka dënuar të premten vendimin e Qeverisë amerikane.

Lini një Përgjigje