TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2025, 20:33

SHBA nis lëvizjet për të frenuar luftën, kërkon armëpushim në Ukrainë deri për Pashkë

Shkruar nga Pamfleti
SHBA nis lëvizjet për të frenuar luftën, kërkon
Trump-Zelensky

Arritja e një armëpushimi duket se është i njëjti skenar si ai në Gaza, ku falë ndërhyrjes amerikane palët ulën armët përkohësisht dhe sinjalet janë se po shkohet drejt paqes...

Administrata amerikane u ka thënë zyrtarëve evropianë se dëshiron të arrijë një armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, e cila bie më 20 prill.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Bloomberg’, duke shtuar se një burim në agjenci vuri në dukje se arritja e një marrëveshjeje deri në fund të vitit është një skenar shumë më i mundshëm.

Bloomberg shkruan gjithashtu se zyrtarët evropianë po punojnë për një paketë të re të madhe që synon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe mbështetjen e Kievit. Por planet e shpenzimeve nuk do të shpallen deri pas zgjedhjeve të 23 shkurtit në Gjermani për të shmangur nxitjen e polemikave përpara votimit. Arritja e një armëpushimi duket se është i njëjti skenar si ai në Gaza, ku falë ndërhyrjes amerikane palët ulën armët përkohësisht dhe sinjalet janë se po shkohet drejt paqes.

Ndërkohë pak më apr ëkë folur Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Duke u ndalur te plani i paqes, ai ka ka thënë se së shpejti do ta kuptohet nëse Putini është serioz. "

Telefonata e 12 shkurtit midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin "duhet të ndiqet me veprime" dhe "javët dhe ditët e ardhshme do të përcaktojnë nëse kjo është serioze apo jo", tha Rubio në "CBS”.

Më tej ai shtoi se “asgjë” nuk është “finalizuar ende” në lidhje me bisedimet në Arabinë Saudite për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Procesi i paqes nuk është çështje e një takimi të vetëm”, paralajmëroi kreu i diplomacisë amerikane, aktualisht në një turne në Lindjen e Mesme.

Negociatat për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë, gati tre vjet pas fillimit të pushtimit rus, janë planifikuar në Arabinë Saudite. Rubio pritet të shoqërohet nga këshilltari presidencial i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare, Mike Ëaltz dhe i dërguari special për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff. Megjithatë, prezenca e përfaqësuesve ukrainas në këtë takim mbetet e pasigurt, ku kreu i diplomacisë amerikane tha se nuk i dinte detajet e ekipit negociator të dërguar nga Moska.

Lini një Përgjigje