TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Dhjetor 2023, 18:32

SHBA hedh poshtë pretendimet se kishin informacione për sulmin e Hamasit më 7 tetor

Shkruar nga Pamfleti

SHBA hedh poshtë pretendimet se kishin informacione për sulmin e

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby këmbëngul se inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të ndonjë plani sekret dhe të avancuar të Hamasit për sulmin e tij të 7 tetorit ndaj Izraelit.

New York Times raportoi javën e kaluar se autoritetet izraelite morën një dokument të tillë një vit përpara se të ndodhte sulmi.

“Komuniteti ynë i inteligjencës po shqyrton këtë. Nuk kishte indikacione që ne, komuniteti i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, të kishim ndonjë njohuri për atë dokument paraprakisht”, tha Kirby.

Ndërkaq, Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi pretendon se Hamasi nuk ka përmbushur marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë.

Që nga fillimi i luftës mes Izralit dhe Hamasit më 7 tetor, janë vrarë rreth 15 mijë palestinezë në Gaza dhe 1200 izraelitë.

Hamasi gjatë sulmit në Izrael mori 240 pengje, të cilët lirimi i tyre u përdor për të arritur një marrëveshje të përkohshme armëpushimi mes dy palëve dhe lirimi i disa palestinezëve të burgosur në Izrael.

Por armëpushimi përfundoi disa ditë më parë pasi palët nuk arritën kompromis mes tyre. Deri më tani Izraeli po e bombardon intensivisht Gazën ku raportohet për më shumë se 200 viktima. Ndërkohë në Izrael po mbahen protesta të shumta nga të afërmit e pengjeve për të arritur një marrëveshje, pasi janë të frikësuar për sigurinë e familjarëve të tyre.

shba hamas

Lini një Përgjigje